Politike

Sulmi kibernetik/ Rama: 100% i sigurtë që pas tij fshihet Irani, e bënë sepse strehuam muxhahedinët

Ai tha se arsyeja është strehimi i muxhahedinëve.

23 Shtator 2022, 20:46 Nga F.M
Sulmi kibernetik/ Rama: 100% i sigurtë që pas tij fshihet Irani, e
Edi Rama

BRITANI E MADHEKryeministri Edi Rama e ka prekur sërish temën e sulmeve kibernetike. Këtë herë, në një intervistë për emisionin radiofonik në Britaninë e Madhe Rama tha se është 100% i sigurtë që pas këtij sulmi fshihet Irani. Ai tha se arsyeja është strehimi i muxhahedinëve.

Pjesë nga intervista:

Le të kthehemi tani tek disa çështje aktuale, duam të dimë mendimin tuaj se ku keni arritur ju si vend dhe ne si vend gjithashtu. Para së gjithash ju u gjendët në një situatë të vështirë me Iranin, sulmin kinbernetik, të cilit iu përgjigjët fuqishëm, po ashtu po perballeni me shifra në rritje të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone, i cili është një shqetësim i madh për qeverinë tuaj dhe tonën,dhe duma të dimë mendimin tuaj shkurtimisht në lidhje me  pozicionin e Britanisë së Madhe në botë. Ju me sa di une keni organizar së fundmi Javën Britanike në Shqipëri, i cili ishte një bashkëpunim shumë i mirë pas Brexit dhe në fund opinionin tuaj për pozicionin e Shqipërisë në botë sepse ju keni bërë përparim të jashtëzakonshëm por ama keni ende shumë sfida përpara, pra na fol pak për të gjitha këto. 

Edi Rama: Incidenti me Iranin ka lidhje me me një sulm kibernetik ndaj nesh për të cilin na u desh të bënin një analizë shumë të thelluar për të kuptuar kush ishte pas kësaj dhe gjetja e autorit nuk u bazua mbi një vlerësim që vjen nga spekullime por nga hetime shkencore, prova dhe puna e palodhur e super ekipeve të specializuara që na asistuan nga Microsoft, SHBA, BM, pra nga ekspertë që u përfshinë në këto hetime. Kemi siguruar 100 përqind prova që pas këtij sulmi ishtë Republika Islamike e Iranit dhe kështu na u desh të kundërpërgjigjeshim me ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike.

Dhe cila ishte arsyeja për këtë veprim?

Edi Rama: Ata e bënë sepse ne kemi strehuar në Shqipëri me mijëra refugjatë që nuk pajtohen me regjimin atje, më e pakta, dhe këtë e bëmë plotësisht për arsye humanitare. Ata strehoshin në kampin “Liberty” në Irak, ku masakroheshin dhe sulmoheshin çdo dy apo tre javë nga shërbimet iraniane dhe fëmijët dhe gratë vriteshin, kështu që pranuam t’i strehonim ne Shqipëri sepse ne gjithmonë jemi treguar të gatshëm për te mirëpritur njerëz që janë në rrezik, këtë gjë e kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend që kishtë me shumë popullsi çifute pas luftës se përpara saj, i vetmi vend ku asnjë çifut nuk u dorëzua tek nazistët qoftë dhe nga një familje shqiptare. Më vonë strehuam gjysmë milion kosovarë, ju e dini këtë sepse jeni pjesë e atij momenti tejet të rëndësishëm dhe më vonë afganët që mbetën në atë kaos në aeroportin e Kabulit kur forcat e NATO-s u tërhoqen pa asnjë plan për ata që punuan, bashkëpunuan dhe besuan tek ata. Personalisht nuk mu duk e drejtë. Kështu që ne hapëm dyert për disa mijëra afganë, me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia  sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikprite nga të tjerët. Ne jemi larguar nga Shqipëria jo nga Islamikët apo regjimi fetar i telebanëve por nga regjimi ateist. Shqiptaret shkuan drejt Italinë ku kërkuan ndihmë, ushqim, strehim dhe já ku jemi këtu sot në një fazë të re të historisë sonë sepse na ndihmoi dikush përpara.

edi rama

Sondazh

Poll