Politike

Rama për emisionin radiofonik: Nuk do të isha në politikë nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte, u nisa për funeral e u bëra ministër

Ai vlerësoi Tony Blair kur tha se pa ekzistencën e tij nuk do të ishte në politikë.

23 Shtator 2022, 20:36 Nga F.M
Rama për emisionin radiofonik: Nuk do të isha në politikë
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrugëtimin e tij në politikë. Në një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart me titull “Pjesa tjetër është politikë”, Rama tha se në këtë rrugë hyri në momentin që i vdiq babai. Ai vlerësoi Tony Blair kur tha se pa ekzistencën e tij nuk do të ishte në politikë.

Gazetari: Mirëserdhët në emisionin “Pjesa tjetër është politikë” me mua Rory Stewart and Alastair Campbell me të ftuarin e parë kryeministër në detyrë. Ne kemi pasur të ftuar ish-kryeministrin Tony Blair; kemi pasur Keir Starmer, i cili shpreson të bëhet kryeministër; kemi pasur Willian Hague, një ish-kryeministër që shpreson të bëhet përsëri i tillë dhe tani ju kemi juve. Dhe një nga arsyet që ju kemi ftuar është se ju jeni një dëgjues i rregullt i emisionit dhe ju e keni pëlqyer intervistën me William Hague që Rory ia doli ta bëjë të mundur.

Edi Rama: Mendoj se ishte episodi më i mirë në këto seri. Kjo sepse një gjë të tillë nuk e gjen shpesh në ditët tona, kaq të hirshme, emocionuese dhe njerëz kaq modestë, të cilët vijnë pas një jete kaq të gjatë në politikë.

Çfarë mundët të kuptoni përtej asaj që u tha?

Edi Rama: Çështjet e aktualitetit ishin shumë të mprehta. Ajo që u tha mbi Kinën apo Rusinë ishin shumë interesante. Për dikë i cili është në politikë, lufta e brendshme është diçka shumë e mprehtë. Është kurdoherë çështja e të qëndruarit apo daljes nga politika dhe më pas se kur është koha për të dalë si dhe çështja edhe sa kohë më shumë mund të vazhdosh të qëndrosh. Për më tepër, nëse do ta thoja të gjithën, ai nuk e mundi Tony Blair-in. Në jetën pas politikës, ai dukej më i lumtur se Tony Blair.

Le ta vazhdojmë më tej këtë ide, zoti kryeministër. Ju jeni një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj. Ju jeni i pazakontë si politikan, shumë i pazakontë. Ju jeni një artist serioz, një artist profesionist dhe një lojtar i rëndësishëm basketbolli, një sportist. Kjo përpara se të bëheshit politikan. Si e mendoni politikën? Si e kuptoni që keni qëndruar mjaftueshëm, si e kuptoni se kur mund të jetë fillimi i ndikimit negativ dhe i vështirësive i të qenit politikan? 

Edi Rama: Në fillim, dua t’i them gjërat ashtu siç janë. Nuk kam qenë lojtar i rëndësishëm basketbolli. Kam qenë një lojtar mediokër i kombëtares së basketbollit. Arsyeja pse unë u mora me basketboll ishte astma. Prindërit e mi menduan se do të më bënte mirë të luaja basketboll për të luftuar astmën dhe kjo ishte e vërtetë. Arsyeja e dytë pse unë luajta dhe arrita deri në ekipin kombëtar ishte fakti se unë isha veçanërisht i gjatë, në një kohë kur njerëzit në Shqipëri ishin të shkurtër. Dhe së treti, unë u përpoqa të isha në lartësinë e detyrës. Nuk do ta pranoja se kam qenë një lojtar i rëndësishëm i kombëtares së basketbollit. Kam marrë pjesë në disa ndeshje ndërkombëtare, por kam qenë në stol. Por, në fund të fundit, kjo ishte një përvojë e shkëlqyer për të kuptuar shpirtin e punës në ekip, drejtimin, solidaritetin, konfliktin dhe shumë gjëra të tjera që na jep sporti. Ndërsa sot si kryeministër, që jam këtu në një intervistë të drejtuar nga Alastair Campbell, është një mrekulli tjetër e jetës sepse nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj. Më pas, gjërat rrodhën në atë mënyrë që unë u ktheva në Tiranë për funeralin e babait tim. Në atë kohë, unë jetoja duke punuar si artist në Paris. Ishte koha kur ndodhi një riorganizim i qeverisë. Dhe ajo që nuk ndodh në vend tjetër, por mund të ndodhë në Ballkan, është të nisesh për në funeralin e babait dhe bëhesh ministër i Kulturës. Pjesa tjetër, dihet tashmë.

edi rama

Sondazh

Poll