Politike

Gjiknuri: I vështirë ndalimi me ligj i ish-spiunëve në politike, s'e lejojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese

 Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, në mesin e debateve për financimet ruse të Partisë Demokratike, mendon se pavarësisht se ka një ligj shumë të mirë për to, të ketë amendime të mëtejshme dhe në Kodin Elektoral.

23 Shtator 2022, 19:33 Nga DOSJA
Gjiknuri: I vështirë ndalimi me ligj i ish-spiunëve në
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri, e sheh të vështirë pengimin me ligj të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit që të jenë pjesë e parlamentit apo e të zgjedhurve në pushtetin lokal. Ndryshe nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, që ka ndërmarrë edhe disa nisma ligjore, Gjiknuri kujton se ka disa vendimet të Gjykatës Kushtetuese që bëjnë të pamundur. Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, në mesin e debateve për financimet ruse të Partisë Demokratike, mendon se pavarësisht se ka një ligj shumë të mirë për to, të ketë amendime të mëtejshme dhe në Kodin Elektoral.

“Janë dy gjëra, nëse kemi të bëjmë me transparencën e dosjeve të kandidatëve besoj se kjo duhet të jetë një element i mirëpritur. Sa i përket ndalimeve kjo është çështje tjetër, pasi ka dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, ka dhe jurisprudencë europiane për të parë kufijtë e ndalimit. Kjo është një gjë për t’u adresuar megjithëse edhe vende të tjera kanë pasur shumë vështirësi në adresimin e kësaj gjëje. "- shprehet ai. 

Por nuk sheh asnjë hapësirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, siç kërkon bashkëkryetari demokrat i Komisionit.

“Paska ardhur momenti të ndryshojmë sistemin zgjedhor?”- vijon Gjiknuri.

Po ashtu, Gjiknuri e sheh të pamundur implementimin e propozimit të KQZ për votim elektronik në 7 bashki të mëdha në zgjedhjet e ardhshme lokale, skepticizimi nuk lidhet me vullnetin politik, siç thotë, por kostot e mëdha financiare.

“Realisht për një vend të varfër si Shqipëria, zbatimi i një procesi të votimit dhe numërimit elektronik, që mund të jetë shumë i mirë, por ka një faturë goxha të majme për buxhetin e shtetit"- shprehet ai.

Për Damian Gjiknurin, që është eksperti socialist që ka punuar për amendimin disa herë të Kodit Zgjedhor prej 2009, ka ardhur momenti që të rishkruhet i gjithë ligji dhe të hiqet dore nga arnimet e njëpasnjëshme.

Marrë nga TVKLAN

damian gjiknuri

Sondazh

Poll