Politike

Shqiptarët në Britani/ Rama: Ikin se dalin thashetheme, u thonë hajdeni se ka një boshllëk për ju

Por tha gjithashtu se jo të gjithë emigrantët janë shqiptarë të Shqipërisë.

23 Shtator 2022, 20:48 Nga F.M
Shqiptarët në Britani/ Rama: Ikin se dalin thashetheme, u thonë
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me emigrimin e shqiptarëve. Në një intervistë për emisionin radiofonik, Rama tha se shqiptarët ikin drejt Britanisë së Madhe për shkak të thashethemeve. Rama u shpreh se shqiptarët gënjehen se mund të mbushin 'boshllëqet' e Britanisë. Por tha gjithashtu se jo të gjithë emigrantët janë shqiptarë të Shqipërisë.

Me gomone?

Edi Rama: Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithëse jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuan më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për tu kuptuar, por pavarësisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.

A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?

Edi Rama: Sepse pasi del nje thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.

edi rama

Sondazh

Poll