Politike

Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen, duhet dialog për integrim në BE

Kim ka përsëritur nevojën  që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

23 Shtator 2022, 17:37 Nga F.M
Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen, duhet dialog për
Takimi mes Yuri Kim e Ilir Metës

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar e dërguara e Amerikës Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan se ky ishte në vazhdën e takimeve që po zhvillon Kim me udhëheqës politikë shqiptarë. Sipas ambasadës, Kim ka përsëritur nevojën  që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

Postimi i plotë: 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.

Takimi mes tyre është zhvilluar këtë paradite. Ka qënë kryetari i Partisë së Lirisë, ai i cili ka ndarë pamjet nga takimi i përbashkët, i cili u zhvillua në ambientet e partisë, nën shoqërinë e stafit të dy palëve. Meta në një reagim shkruan se diskutuan hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin mes PL-së dhe SHBA-së. 

kim takohet me meten yuri kim ilir meta

Sondazh

Poll