Bota

Osmani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe: Po sigurojmë njohje të reja për Kosovën

Sipas presidentes Osmani, Kosova tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm me fokus të posaçëm në sundimin e ligjit, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

23 Shtator 2022, 19:20 Nga I.A
Osmani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe:
Ahmed Aboul Gheit dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdim të vizitës në New York, është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e kësaj organizate ndaj Kosovës. Gazeta Express shkruan se në takim me Gheit, presidentja Osmani ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me Ligën Arabe, në funksion të thellimit të raporteve me shtetet anëtare të Ligës, sigurimin e njohjeve të reja, por edhe mbështetjes së Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Sipas presidentes Osmani, Kosova tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm me fokus të posaçëm në sundimin e ligjit, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ajo ka potencuar se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës kontribuon për paqen afatgjatë e të qëndrueshme, në rajon e më gjerë.

vjosa osmani ahmed aboul gheit

Sondazh

Poll