23 Shtator 2022, 12:15
Nga A.B
Bledi Cuci
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pyetur ditën e sotme për çështjen e Ervis Martinajt . Pas përfundimit të konferencës programi ‘EU4LEA’, Çuçi u pyet nga gazetarët për lajmin e muajve të fundit, për zhdukjen apo për vrasjen e Ervis Martinajt.
Çuçi u shpreh se policia e shtetit nuk mund te flasë pa pasur prova.
“Ne flasim kur kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova”, u shpreh Çuçi.
Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë. Në dokumentet e publikuara nga Lapsi.al konfirmohet edhe njëherë pista për vrasjen e Martinajt, dosje që ka mbajtur ‘peshë’ institucionet e drejtësisë shqiptare. Dokumenti që jep versionin zyrtar të prokurorisë mbi fatin e 40-vjeçarit, shkruan se në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.
Kjo pistë u publikua edhe në emisionin “Në shënjestër”. Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga Dosja.al që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, Dosja.al theksonte se nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë. Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.
ervis martinaj bledi cuci
Politike
23 Shtator 2022, 12:11
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare ...
Politike
23 Shtator 2022, 12:05
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sulmi kibernetik për sistemin TIMS- &e...
Politike
23 Shtator 2022, 11:46
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi ka dënuar mbylljen e shkollës 'Mehmet Akif'. Në n...
Politike
23 Shtator 2022, 11:30
A.B
Halit Valteri
TIRANË- Halit Valteri ka paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit...
Politike
23 Shtator 2022, 11:09
A.B
Momenti i perzgjedhjes
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi ditën e djeshme kandidaturën e Arta Mandros me 71 vota, si anë...
Politike
23 Shtator 2022, 10:39
k.m.
Rudina Hajdari
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas një sondazhi të IDM Albania, ku thuhet se 83.7% e shqiptarëve ...
Politike
23 Shtator 2022, 09:48
n.m.
Olta Xhaçka dhe Tileuberdi Mukhtar
SHBA- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Mi...
Politike
23 Shtator 2022, 09:28
n.m
Foto nga "Parku i Aventurave" në Shishtavec
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur të përshëndes ndjekësit n&eum...
Politike
22 Shtator 2022, 23:51
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi debatin që ka krijuar hetimet e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani...
Politike
22 Shtator 2022, 23:46
F.M
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka sqaruar procedurën që &eum...