Aktualitet

Aksident në autostradën Lezhë-Laç, përplaset për vdekje gruaja teksa kalonte rrugën

Vdes një grua në aksident.

23 Shtator 2022, 08:04 Nga A.B
Aksident në autostradën Lezhë-Laç, përplaset për
Vendi i ngjarjes

MILOT-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut. Viktima është një grua, e cila po tentonte të kalonte autostradën. Në ato momente, ajo është përplasur nga një automjet duke e lënë të vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor. Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne mamurras-milot

Sondazh

Poll