Aktualitet

Wudy me virusin Listeria, mjeku Alimehmeti: Nuk ka asgjë për panik, produktet të gatuhen

Alimehmeti shkruan se në kuzhinë duhet që të ndiqen rregullat bazë të higjenës si dhe produktet të gatuhen plotësisht. 

22 Shtator 2022, 22:32 Nga I.A
Wudy me virusin Listeria, mjeku Alimehmeti: Nuk ka asgjë për panik,
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka deklaruar se virusi Listeria monocytogenes nuk ka nëvojë për të përhapur panik. Reagimi i Alimehmetit, ka ardhur pas paralajmërimit të AKU-së për produktet ëudy, sipas të cilës përmbajnë Listeria. Alimehmeti shkruan se në kuzhinë duhet që të ndiqen rregullat bazë të higjenës si dhe produktet të gatuhen plotësisht. 

Postimi i Plotë:

Asnjë panik nga Listeria monocytogenes miqtë e mi! Gjyshet këshillojnë të ndiqen rregullat bazë të higjienës në kuzhinë dhe gatimi i plotë i produkteve!

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri ka konsumuar vetë një nga produktet që sjell, për të treguar se nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një ditë pas paralajmërimit të AKU-së për këto ushqime, Meqemeja shprehet se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

ilir alimehmeti wudy aku

Sondazh

Poll