Aktualitet

Olsi Rama e lojërat e fatit në dosjen Martinaj/ Kryeministri: Haluçinante dhe kriminale! Ndaj unë flas për horra e horrllëqe

Rama u shpreh se këto deklarata janë haluçinante dhe kriminale. teksa shtoi se propozimi i bërë nga qeveria nuk ka të bëjë me lojërat e fatit.

22 Shtator 2022, 22:20 Nga F.M e.k
Olsi Rama e lojërat e fatit në dosjen Martinaj/ Kryeministri:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mohoi çdo lidhje të vëllait të tij me lojërat e fatit. Rama u shpreh se këto deklarata janë haluçinante dhe kriminale. teksa shtoi se propozimi i bërë nga qeveria nuk ka të bëjë me lojërat e fatit.

Pyetjes se a ka ndonjë të afërm të tij me lojërat e fatit Rama u përgjigj i prerë se nuk ka dhe kjo është arsyeja se pse ai ka zgjedhur të mos flasë për këto që ai i quan horlloqe.

Pyetje: A ka lidhje rikthimi i basteve sportive me fatin e Ervis Martinajt?

Edi Rama: Kjo është haluçinante dhe kriminale. Të lutem shumë. Kjo është një çështje shumë e qartë. S'ka lidhje me histori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthimin e lojërave të fatit.

Pyetje: Janë mbyllur me plagosjen e tij dhe janë rikthyer me zhdukjen e tij?

Edi Rama: Të dyja janë të pavërteta. Të dyja janë totalisht të pavërteta. Kryetari i KOKSH ka një vit që e rrokullis në publik këtë çështje. Faktikisht konkluzioni është i thjeshtë, bastet online janë të pakontrollueshme, kam folur me kryeministrin kinez e Presidentin turk dhe të gjithë thonë se kur vjen puna tek online, është një gjë që…dilemma ka qenë, mos vallë është më mirë të legjitimohen dhe të ardhurat të shkojnë për sportin apo të vazhdojmë të luftojmë, pas pasur as rezultat të nevojshëm. Për ta kthyer në një të mirë publike një aktivitet që nuk arrijmë ta kontrollojmë dot. Në këtë aktivitet për të cilin ne po punojmë për bazën ligjore, do të merren masa që të mos ketë penetrime, do të merren licensa ndërkombëtare.

Pyetje: A ka të afërm tuaj që janë të interesuar për këtë çështje?

Edi Rama: Barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit, nuk ka pasur ndonjëherë dhe nuk ka…ja kjo është arsyeja se përse unë flas për kora e horrllëqe.

edi rama

Sondazh

Poll