Aktualitet

Artan Hoxha: Martinaj i dha opozitës mandatin e 4 në Lezhë! Piroli: E mora me forcat e mia

Hoxha u shpreh se Martinaj ka financuar të gjitha partitë politike si nga mazhoranca dhe nga opozata ku sipas tij kësaj të fundit i ka dhënë dhe mandatin e katërt në Lezhë.

22 Shtator 2022, 23:29 Nga e.k
Artan Hoxha: Martinaj i dha opozitës mandatin e 4 në Lezhë!
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklaratën e fortë teksa komentonte fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj. 

Hoxha u shpreh se Martinaj ka financuar të gjitha partitë politike si nga mazhoranca dhe nga opozita ku sipas tij kësaj të fundit i ka dhënë dhe mandatin e katërt në Lezhë. Deklatatën Hoxha e bëri teksa ishte i ftuar në emisionin "Të paekspozuarit".

Artan Hoxha: Ervin Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në Lezhë. Ka qenë shumë e rrezikuar mandati i katërt  dhe është futur Martinaj për t'i dhënë mandatin e katërt.

Pak minuta pas kësaj deklarate të bërë nga gazetari Artan Hoxha ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike që ishte  radhitur dhe i katërti në listën e Lezhës, Kastriot Piroli. Deputeti Piroli i ka dërguar një mesazh deputetit Ervis Salianjit, përmes të cilit shkruante se mandatin e ka marrë me forcat e veta.

“Më thotë një koleg që është përmendur. E ka thënë më parë Tan Hoxha që mandatin ia kanë marrë. Tha mandatin e katërt dhe për qartësi po jua them. Thotë e kam marrë vetë mandatin. Ta dëgjojnë njerëzit, e kemi detyrim këtë gjë. Është njeri që mbledh vota dhe profesionist,”- tha Salianji.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

artan hoxha

Sondazh

Poll