Aktualitet

Kriza me energjinë/ Rama: Fasha 800 KW prek 60 mijë abonentë, në Janar mund të hiqet

Ai foli edhe për fashën 800KW për të cilën tha se prek vetëm 60 mijë abonentë.

22 Shtator 2022, 22:42 Nga F.M e.k
Kriza me energjinë/ Rama: Fasha 800 KW prek 60 mijë abonentë,
Edi Rama

TIRANË- Duke komentuar krizën energjetike dhe krizën që ka prekur jo vetëm vendin tonë por dhe Europën Rama u shpreh se po bëhet çdo gjë që të mos lëvizet çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Ai foli edhe për fashën 800KW për të cilën tha se prek vetëm 60 mijë abonentë.

Rama shtoi se kjo fashë edhe mund të hiqet në muajin janar.

Edi Rama: O zotëri nuk jemi marrë ne me persona e metra katrorë. Janë parë abonentët, abonentët që kanë konsum mbi 800 KW në muaj, janë 60 mijë. E para njëherë që dua të them unë është se ne kemi marrë një vendim, për të mos lëvizur çmimin. Nuk di të them nëse kjo është një aventurë, nëse është një vizion apo se çfarë. Këtë do ta vërtetojë koha. Gjithsesi ne do të shohim se si do të vijojë situate. Nëse gjithçka shkon mirë me furnizimin me energji, mund t’i heqim në Janar dhe gjithçka të kthehet në normalitet.

edi rama

Sondazh

Poll