Aktualitet

Hoxha: DEA ka ardhur në Shqipëri për politikanët, jo vetëm për grupet kriminale

Hoxha u ndal dhe tek sulmi kibernetik i ndodhur në vendin tonë që si autor kishte Iranin. Hoxha tha se askush ende nuk e di se kush janë kompanitë që kujdesen për sigurionë e sistemeve dixhitale si e-Albania dhe jo vetëm.

22 Shtator 2022, 21:39 Nga e.k
Hoxha: DEA ka ardhur në Shqipëri për politikanët, jo
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha bëri deklaratën e fortë teksa u shpreh se anti-droga amerikane (DEA) ka ardhur në Shqipëri për të hetuar dhe politikanët e korruptuar dhe jo vetëm kriminelët. 

Hoxha u ndal dhe tek sulmi kibernetik i ndodhur në vendin tonë që si autor kishte Iranin. Hoxha tha se askush ende nuk e di se kush janë kompanitë që kujdesen për sigurionë e sistemeve dixhitale si e-Albania dhe jo vetëm.

Artan Hoxha: Në një aeroport të Madritit takova të rinj shqiptar që punon në kultivimin e kanabisit. DEA nuk ka ardhur këtu vetëm për krimin por për lidhjet e politikës me të. Ky është problemi që unë e quaj të madh, që kompanitë e mëdha në këto kushte, kur bankat ua kanë mbledhur lakun kompanitë e mëdha detyrohen të bashkëpunojnë me ta. Se prandaj bën gjithjë atë zhurmë për Martinajn, se ai kishte para kesh. Sot në Kuvend zëvendëskryeministrja tha se kemi paguar 190 milion euro për dixhitalizimin dhe jo për mbrotjen. Ajo po mbulonte dikë se ajo e di mirë se kush i ka marrë ato para. Akoma nuk dihet se kush kompani fshihen pas AKSH-së. Kush fshihet pas e-Albania. E de se çfarë do të thotë të rrinë 14 muaj hakerat iranianë, ata kanë ikur se janë mërzitur.

artan hoxha

Sondazh

Poll