Aktualitet

Dosja "Gërdeci"/ SPAK letërporosi në SHBA, kërkon marrjen në pyetje të Efraim Diverolit

Gjykimi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen "Gërdeci" ka mbetur në pritje të një letër-porosie të dërguar në SHBA nga SPAK, ku kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit.

22 Shtator 2022, 16:34 Nga k.m.
Dosja "Gërdeci"/ SPAK letërporosi në SHBA, kërkon
Efraim Diveroli

TIRANË- Ka një arsye se përse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e ka çuar ende për gjykim dosjen "Gërdeci". SPAK është duke pritur letër-porosinë e dërguar në SHBA që në korrik, ku ka kërkuar marrjen në pyeje të Efraim Diverolit, një emër ky i përmendur për kontratën me Ministrinë e shqiptare të Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të siguruara nga "OraNews", edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) vendosi që të heqë pengesën për të gjykuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, SPAK duket se është ende në pritje.

Efraim Diveroli bleu nga Ministriae Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh. Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri, e kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975. Kur në të vërtetë ishin prodhim kinez. 

Fishekët ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën shtetërore MEICO dhe për të fshehur origjinën shqiptare/kineze të armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë kishin vendosur që t'i ripaketonin. Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, i cili vdiq në vitin 12 shtator 2008,  por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në veprim Henri Tomein, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili rriti artificialisht çmimin e armëve nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit.

14 vite me parë, shpërthimi në fabrikën e municioneve në Gërdec, shkaktoi 26 viktima, mes tyre gra edhe fëmijë. Familjarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e të dashurve të tyre, por hetimet duket se presin "drejtim" nga Amerika...

efraim diveroli dosja gerdeci

Sondazh

Poll