Aksioni për konfiskimin e kullave, qeveria ‘e dorëzon’: S’ndërhyjmë tek drejtësia
Kryeministri Edi Rama, kur edhe paralajmëroi nisjen e aksionit të ri, tha se pronarët ose duhet të blinin ndërtimin e tyre me çmimin e tregut, ose duhet t'ja dhuronin shtetit; por asnjë marrëveshje nuk është bërë publike deri më tani.
TIRANË- Aksioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ka ngecur vetëm me dy kulla të sekuestruara. Nga Qeveria, përditësimi i fundit për vijimin e tij është dalja publike e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ai i zv.kryeministres, Belinda Balluku, rreth dy javë më parë.
Sot, gazetarja Eksiola Shehu pyeti përfaqësuesit e Qeverisë, më konkretisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se në çfarë faze është operacioni, por "topi" iu pasua drejtësisë.
“Duhet që të kuptojmë diçka që është me rëndësi; ne nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë në vendimet e organeve ligjzbatuese kompetente. Vendim i Qeverisë ka për synim thelbësor dekurajimin e ndërtimeve pa leje në Shqipëri,”- u shpreh ministrja, kur u pyet nëse ka një marrëveshje mes shtetit dhe ndërtuesëve.
Por kryeministri Edi Rama, kur edhe paralajmëroi nisjen e aksionit të ri, tha se pronarët ose duhet të blinin ndërtimin e tyre me çmimin e tregut, ose duhet t'ja dhuronin shtetit; por asnjë marrëveshje nuk është bërë publike deri më tani.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. Kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.
Pëllumb Salillari u bë kështu biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.
Pak ditë më parë qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit.
Sondazh
“Më shumë privilegje”/ BIRN: Kraja kërkon heqjen e kufizimit për të rikandiduar në SPAK
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Arben Kraja Në pr...
VIDEO/ Importuesi konsumon live produktet “Wudy”, Sokol Meqemeja: Janë të sigurta
Sokol Meqemeja TIRANË- Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” n&eum...
AMP hedh poshtë deklaratën e Nanos: Operacioni 'Plumbi i artë' nuk është dekonspiruar
Agjencia e Mbikqyrjes Policore TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore pretendon se operacioni “Golden Bullet” i zhvilluar për kapjen...
Hetimi i tretë për ish-presidentin/ SPAK regjistron padinë e Idajet Beqirit kundër Metës dhe Kryemadhit
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e 3-të penal për ish-Presidentin Ilir Meta në bazë të kall&eum...
Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi: Berisha s'ka gisht! Procesin e nisi PS në 2005 me firmë të Angjelit e Klosit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demok...
VD e tmerrshme! Vajza puth kotelen, më pas e përplas me fuqi te shkallët e pallatit
Gruaja mbyt kotelen TIRANË- Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale. 'Ndihma e kafshëve në Shqipëri' ka n...
FOTO/ Zbulohet një plantacion me më shumë se 2000 bimë marijuane në Spanjë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar
Pamje nga aksioni i Policisë SOANJË- Policia Gjyqësore e Gardës Civile të Casetas dhe Alfajarín, ka zbuluar një p...
Zjarri i përmasave të mëdha në Kaninë, mbërrin helikopteri në vendin e ngjarjes
Foto ilustruese VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë këtë të enjte....
MAS kërkon t'i 'vërë drynin', kopshti i 'Turgut Ozal' vlerësohet nga Ambasada Amerikane! Çfarë fshihet pas vendimit të Ministrisë
Edukatoret dhe ekipi i Ambasadës Amerikane në Tiranë TIRANË- Një ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde H...
Vdekja e turistes angleze në Sarandë, gjykata liron përgjegjësin e ekspeditës
Gjykata SARANDË- Gjykata ka liruar nga burgu Saimir Kushova, i cili u akuzua se punësoi në mënyrë të paligjshme në grupi...
