Politike

Burg për kondicionerin në Zvicër, Balluku: I referohem DailyMail, nëse doni ua dërgoj lajmin me mesazh

Balluku u shpreh se iu është referuar gjithmonë lajmit të DailyMail, madje u tha deputetëve të Partisë Demokratike se nëse është e nevojshme, do ua dërgojë me mesazh. 

22 Shtator 2022, 12:31 Nga A.B
Burg për kondicionerin në Zvicër, Balluku: I referohem DailyMail,
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria mashtroi kur përmendi masat që ka marrë Zvicra për krizën energjitike. Në Kuvendin e Shqipërisë, Balluku u shpreh se iu është referuar gjithmonë lajmit të DailyMail, madje u tha deputetëve të Partisë Demokratike se nëse është e nevojshme, do ua dërgojë me mesazh. 

'Unë i referohem DailyMail për lajmin për Zvicrën, do ta dërgoj në Whatsapp, abuzimet me të cilat jeni mësuar të bëni, çdo budallik që thoni ju ne na shërben. I duhet që shtetit zvicerian të hedhë në gjyq DailyMail, ndërkohë shteti zvicerian nëse është prekur të hedhë në gjyq këto media. Tani e kemi parë se cfarë thotë ministrja, që të lahen dyshe në dush, ne i referohemi mediave prestigjoze. Unë them, lexoni raportet, sulmi është i titulluar... dhe ka pasur për sistem fshirjen e çdo të dhëne, asnjë nuk është humbur. Për sa i përket mbrojtjes është  një mësim i nxjerrë që duhet të ketë investime pasi ne nuk kemi qënë ndonnjëherë të sulmuar. '- tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll