Sport

Inter, vetëm 8 lojtarë nga ekipi i parë, Inzaghi sheh rikthimin e Lukakut, vetëm fizioterapi për Calhanoglu

Pas humbjes në Udine, Interi rifilloi stërvitjen në Appiano Gentile të mërkurën. Me mungesën e 15 lojtarëve për shkak të Kombëtareve, vetëm 8 lojtarë nga ekipi i parë ishin në dispozicion të Inzaghit, përfshirë Lukaku dhe Calhanoglu të dëmtuar.

21 Shtator 2022, 22:01 Nga DOSJA

Inter, vetëm 8 lojtarë nga ekipi i parë, Inzaghi sheh rikthimin e

ITALI- Pas humbjes në Udine, Interi rifilloi stërvitjen në Appiano Gentile të mërkurën. Me mungesën e 15 lojtarëve për shkak të Kombëtareve, vetëm 8 lojtarë nga ekipi i parë ishin në dispozicion të Inzaghit, përfshirë Lukaku dhe Calhanoglu të dëmtuar. Të dy janë stërvitur të diferencuar, por belgu vazhdon të përmirësohet dhe me këtë ritëm ai mund të bashkohet me shokët e tij brenda pak ditësh dhe më pas të kthehet në fushë kundër Romës.

Kujdes më i madh për Calhanoglu, i cili vazhdon seancat e fizioterapisë. Turku është në shërim, por vetëm gjatë fundjavës do të ketë indikacione më të qarta nëse do të jetë kundër verdhekuqve.Cordaz, Handanovic, D'Ambrosio, Darmian, Gagliardini dhe Mkhitaryan, të vetmit në dispozicion të trajnerit, kryenin kryesisht ushtrime në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

inter lukaku inzaghi

Sondazh

Poll