Art&Argëtim

Pritet kurorëzimi të dielën! Detaje nga ceremonia e martesës së Arminës dhe Shkëlzenit, blogerja besnike e traditës

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha martohen këtë të dielë.

22 Shtator 2022, 09:31 Nga A.B
Pritet kurorëzimi të dielën! Detaje nga ceremonia e martesës
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË- Prej më shumë se dy vitesh përflitet për dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Të gjitha pikëpyetjet do të marrin fund, pasi eventi i dasmës do të ndodhë këtë fundjavë! Më në fund, dyshja do të kurorëzojë ditën e dielë dashurinë e tyre mes më pak se 300 të ftuarve. 

Dosja.al ka mësuar më shumë detaje për dasmën e cila do të përflitet gjatë këtyre ditëve.

Eventi. Burimet për median tonë bëjnë të ditur se eventi do të mbahet në një fermë në periferi të Tiranës. E gjithë dasma do të jetë e organizuar në formën e një koktejli, ku të pranishmit do të mund të konsumojnë pije e të bisedojnë me njëri-tjetrin. Çifti ka përzgjedhur muzikë shqiptare për të festuar, duke preferuar që në ditën e tyre më të lumtur çifti të personifikohet edhe me shijen edhe traditën shqiptare.

Të ftuarit: Armina dhe Shkëlzeni do të lidhin martesë me më pak se 300 të ftuar. Në dasëm do të ketë shumë të ftuar VIP, personazhe nga bota e artit, kulturës dhe nga bota e politikës, duke qënë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha marton djalin e vetëm.  

Fustanet. Bloggerja i ka bërë me porosi para 2 vitesh. Për njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar.

Menuja. Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale. Menuja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Është kjo mënyra që çifti ka zgjedhur për të promovuar edhe kulinarinë e vendit tonë në ditën e tyre më të rëndësishme.

Sytë e veshët janë të gjithë në fotot dhe pamjet e dasmës dhe sigurisht te të ftuarit. Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha marton djalin për herë të dytë, ndaj prezenca e tij do të komentohet në media.

armina mevlani shkelzen berisha

Sondazh

Poll