Art&Argëtim

“Është shumë e vështirë”, Shakira “thyen heshtjen” dhe flet për ndarjen nga Pique

Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga futbollisti i njohur Gerard Pique pas 12 vitesh, të cilët kanë edhe dy fëmijë. Në deklaratën e saj të fundit rreth kësaj çështjeje vendosi të mos flasë për marrëdhënien e re të ish-bashkëshortit të saj me partneren shumë më të re se vetja e tij.

21 Shtator 2022, 19:40 Nga s.s
“Është shumë e vështirë”, Shakira
Shakira dhe Pique

SHBA- Këngëtarja e njohur Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga futbollisti i njohur Gerard Pique pas 12 vitesh, të cilët kanë edhe dy fëmijë. Në deklaratën e saj të fundit rreth kësaj çështjeje vendosi të mos flasë për marrëdhënien e re të ish-bashkëshortit të saj me partneren shumë më të re se vetja e tij.

Në një intervistë, Shakira gjithashtu ka shpjeguar se sa të vështirë e ka pasur ajo pas ndarjes me futbollistin.

“Është vërtetë e vështirë të flasësh për jetën personale pasi është hera e parë që flas në një intervistë për këtë situatë. Kam qëndruar e heshtur. Është e vështirë të flasësh, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar, dhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Shumë e vështirë”, është shprehur këngëtarja, raporton Daily Mail.

Ajo gjithashtu ka thënë se është munduar që gjithë këtë situatë që kaloi me Pique ta mbajë të fshehtë nga fëmijët e saj.

“Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose lexojnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo i prek ata”, tha Shakira.

45-vjeçarja nuk pranoi që të fliste për lidhjen e re të Pique me një vajzë 23-vjeçare, duke thënë se këto janë detajet e tyre private.

shakira ndahet nga piques shakira ndarje pique kengetare shba futbollist

Sondazh

Poll