Art&Argëtim

Çfarë duhet të bëjë David Beckham për t'i siguruar vetes titullin kalorës?

Beckham ishte për shumë vite i papërshtatshëm për këtë titull pasi iu vu flamuri i kuq nga HMRC për përfshirjen e tij të supozuar në një skemë të shmangies së taksave. 

21 Shtator 2022, 11:14 Nga A.B
Çfarë duhet të bëjë David Beckham për t'i
David Beckham

BRITANI- Çfarë duhet të bëjë më shumë David Beckham për t'i siguruar vetes titullin kalorës? Ish-futbollisti i dekoruar u pa në fundjavë, duke pritur në radhë për të parë arkivolin e Mbretëreshës. Mediat raportojnë se Beckham-it iu ofrua mundësia për të përdorur një radhë të veçantë, por refuzoi, duke zgjedhur në vend të kësaj të priste për 13 orë me radhë. 

Britanikët janë të njohur me aktet e Beckham. Kohët e fundit, ikona e futbollit ka qenë një mbrojtës i sportit brenda dhe jashtë vendit. Ai ka bërë fushatë për Kupat e Botës dhe Olimpiadën 2012. Ai mbajti takime me Kryeministrin në Doëning Street në një përpjekje për të trajtuar varfërinë globale ushqimore. Por përse Bechkam nuk po i jepet titulli kalorës.

Është raportuar se Beckham ishte për shumë vite i papërshtatshëm për këtë titull pasi iu vu flamuri i kuq nga HMRC për përfshirjen e tij të supozuar në një skemë të shmangies së taksave. 

Shumë figura futbolli janë emëruar kalorës të mbretërisë më parë, duke përfshirë menaxherë, lojtarë, drejtues./Burimi: Indipendet.co.uk

david beckham

Sondazh

Poll