Art&Argëtim

Ai donte fëmijë, modelja karrierë! Zbulohet arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprio me modelen

Muajin e kaluar aktori Leonardo Di Caprio dhe Camila Morrone i dhanë fund lidhjes së tyre pas pesë vitesh. Si çdo person, edhe aktori ka dashur të hedhë hapa të mëdha në jetën e tij për të kijuar një familje, por modelja ka qenë kundër kësaj gjëje.

22 Shtator 2022, 07:23 Nga s.s
Ai donte fëmijë, modelja karrierë! Zbulohet arsyeja e ndarjes
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

SHBA- Muajin e kaluar aktori Leonardo Di Caprio dhe Camila Morrone i dhanë fund lidhjes së tyre pas pesë vitesh. Si çdo person, edhe aktori ka dashur të hedhë hapa të mëdha në jetën e tij për të kijuar një familje, por modelja ka qenë kundër kësaj gjëje.

Burime të afërta nga familja e modeles për gazetën britanike The Sun kanë theksuar se ylli hollivudian donte që të krijonte një familje me të por ajo nuk ishte e gatshme të sakrifikonte karrierën për dëshirën e tij, raporton perezhilton.com

“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që të ishte në shtëpi duke pasur fëmijë ndërsa ajo dëshiron të ketë një karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që 16 vjeç, kur ishte në filmin “Bukowski”, tha burimi.

Ajo ka marrë këtë vendim për shkak se dëshiron të ndjekë karrierën e saj si aktore, por burimi ka rrëfyer se aktori nuk bëri asgjë për ta ndihmuar atë. 

“Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë se çdo gjë tjetër. Ai mund ta kishte prezantuar atë me njerëz dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj. Leo donte që ajo të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi, por nëse doni që dikush ta bëjë këtë, duhet të angazhoheni. Çfarë angazhimi po bën? Leo dëshiron të ketë një familje, por ende luan. Një burrë që me të vërtetë dëshiron të jetë i përkushtuar do t’i vinte një unazë", tha burimi.

Pra, kjo mund të shpjegojë pse Leonardo Di Caprio vazhdoi me Gigi kaq shpejt pas ndarjes me Camilla, pasi ajo tashmë është nënë, e cila ka një vajzë, Khai, me ish të dashurin Zayn Malik.

leonardo di caprio camila morrone

Sondazh

Poll