Aktualitet

Kufiri i vendosur nga qeveria/ Eksperti: Dushi e kondicioneri mund të përdoren vetëm dy orë

Çekrezi tha se që një familje të mos e kalojë kufirin prej 800 KWH, kondicioneri dhe dushi mund të punojnë vetëm dy orë, ose maksimumi, dy orë e gjysmë.

21 Shtator 2022, 22:44 Nga F.M
Kufiri i vendosur nga qeveria/ Eksperti: Dushi e kondicioneri mund të
Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi

TIRANË- Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi ka sqaruar tabelën e konsumit të energjisë eklektike sipas kalkulimeve të bëra nga qeveria. I ftuar në ‘Opinion”, Çekrezi tha se që një familje të mos e kalojë kufirin prej 800 KWH, kondicioneri dhe dushi mund të punojnë vetëm dy orë, ose maksimumi, dy orë e gjysmë.

“Llogarit 30 KWH, këtu ka debat sepse një bolier 8 litër është rreth 2 KWH, nëse e llogarisim për 5 i bie të punojë vetëm 2.5 orë në ditë që do të thotë që për një familje me tre pjesëtarë nuk ka mundësi që të punojë me 2.5 në orë, por të paktën 4-5 orë. Vetëm kondicioneri zë gati 30-40 të konsumit sipas fashës së qeverisë. Kondicioneri është llogaritur të punojë deri në tre orë, në një dhomë. Për Sobën elektrike ka 8 KWH ditorë dhe 30 KWH mujor edhe këtu duket se konsumi është i nevojshëm, edhe këtu i bie 2.5 orë në ditë që të punojë për gatimin,”- tha Çekrezi.

anduel Çekrezi

Sondazh

Poll