Aktualitet

Artan Hoxha: Atentati ndaj Kurtit, një histori e stisur, Prekë Kodra është gjuetar

Hoxha thotë se Kodra nuk është as snajperist dhe nuk ka qenë asnjëherë në forcat speciale të Shqipërisë.

21 Shtator 2022, 21:59 Nga F.M
Artan Hoxha: Atentati ndaj Kurtit, një histori e stisur, Prekë Kodra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë se përgatitja e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte një histori e stisur. I ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, Hoxha tha se i dyshuari për këtë përgatitje të atentatit, Prekë Kodra është vetëm një gjuetar. Hoxha thotë se Kodra nuk është as snajperist dhe nuk ka qenë asnjëherë në forcat speciale të Shqipërisë.

“Ky është një zebelin i madh, i cili u fry, jo pa qëllim. Në Shqipëri 72 orë janë marrë me këtë edhe në Kosovë gjithashtu, sepse nuk është gjë e vogël të organizohet një atentat që synon ta godas kryeministrin e Kosovës, nënkryetarin e Kosovës dhe zotrin Haxha dhe aksioni do të kryhej për gjatë 4 muaje. Në fillim do të vritej Ismet Haxha, pastaj në shenjë hakmarrje, gjoja, do të ekzekutohej Xhavit Haliti dhe pastaj situate do të dilte jashtë kontrollit dhe do të vritej edhe kryeministri i Kosovës. Ky është një informacion që i ka shkuar ish-drejtorit të Policisë. Është grabitur arkiva elektronike dhe tek kjo arkiva kishte një dokument që pastaj u publikua, ishte pikërisht ky. Prekë Kodra, i cili banon në perfieri të Shkodrës, u relatua edhe nga mediat shqiptare, si snajperisti më i mirë në Shqipëri.  Kjo për mua është në fund e krye një histori e stisur. Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pas asnjë fije rreziku që i vije nga një shtetas i Shqipërisë.  Personi në fjalë është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë as në forcat speciale të Shqipërisë. Prekë Kodra, vetë dje më ka treguar se është vënë në dijeni të gjithë kësaj historie, ditën që është publikuar nga hakerat iranian, informacioni që i ka shkuar drejtorit të policisë. Ai ska ditë asgjë,"- tha ai.

Çfarë ndodhi me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

artan hoxha prek kodra dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll