Aktualitet

“Kishte disa blinde që i ndërronte rrugës”, gazetari për Ervis Martinajn: Vrasja e Brilantit e bëri të hiqte eskortat

Ai shtoi se që pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Martinaj ndërroi stil jetese dhe nuk lëvizte më me eskortë, por shoqërohej vetëm nga efektivi i operacionales.

21 Shtator 2022, 21:04 Nga F.M
“Kishte disa blinde që i ndërronte rrugës”, gazetari
Eni Ferhati

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se Ervis Martianj ka pasur disa makina të blinduara me të cilat udhëtonte, të cilat i ndërronte gjatë rrugës për të shmangur atentatet dhe kundërshtarët. I ftuar në emisionin “Shënjestër” në News24, Ferhati shtoi se që pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilant Martinaj, ai ndërroi stil jetese dhe nuk lëvizte më me eskortë, por shoqërohej vetëm nga efektivi i operacionales.

“Fakti që çështja u bë kaq mediatike dhe përfshiu edhe reagime nga politika, edhe prokuroria është më shumë e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes. Automjeti është më shumë i përdorur nga Martinaj. Ka patur disa makina të blinduara, i ndërronte rrugës për t’iu shmangur atentateve dhe kundërshtarëve. Mund të jetë një element që mund të ndidhmojë hetuesit. Sa i takon videos duhet të kemi parasysh se përderisa Martianj pas atentatit që i vranë djalin e xhaxhait, bëri të ndërroi stilin e mënyrës se si lëvizte. nuk lëvizte më me eskortë, por hoqi mjetet mbështetëse dhe shoqërohej vetëm nga efektivi që në fakt kishe për detyrë të kapte personat e shpallur në kërkim, por që punonte për Ervis Martinajn”, tha ai.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll