Aktualitet

Eksperti Çekrezi: Çmimi i energjisë elektrike është dhjetë herë më i lartë nga sa ishte para krizës

Çekrezi shtoi se në krizën energjetike ka ndikuar dhe tranzicioni i Europës për prodhimin e energjisë, nga tradicionalja, në atë me burime natyrore.

21 Shtator 2022, 22:41 Nga F.M
Eksperti Çekrezi: Çmimi i energjisë elektrike është
Eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi

TIRANË- Eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi është shprehur se çmimi i energjisë në treg është dhjetë herë më i lartë se sa ishte para se të niste kriza. I ftuar në emisionin “Opinion”, Çekrezi tha se kriza energjetike filloi që para nisjes së luftës në Ukrainë.

Çekrezi shtoi se në krizën energjetike ka ndikuar dhe tranzicioni i Europës për prodhimin e energjisë, nga tradicionalja, në atë me burime natyrore.

“Flasim për dhjetëfishim të çmimit të energjisë elektrike. U duk sikur po zbriste, po përsëri ka patuar rritje. Çmimin e përcakton kërkesë –oferta. Patjetër rritja e çmimit nisi që para krizës së Ukrainës, Europa nisi një tranziocion , por nuk ushte ndërmarrë asnjë hap për fikjen e një çentrali. Sot është një çmenduri çmimi i energjisë elektrike. Gjermani është një nga vendet që vuan më shumë nga gazi, se varet dhe nga Rusia,”- tha Çekrezi.

anduel Çekrezi

Sondazh

Poll