Aktualitet

EMRI+PAMJET/ Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, humb jetën 1 person, plagosen dy pasagjerë

Nga aksidenti një person me emrin Artor Tufa ka humbur jetën, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të lënduar.

21 Shtator 2022, 22:20 Nga I.A
EMRI+PAMJET/ Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, humb jetën 1
Pamje nga aksidenti

PEQIN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Rrogozhinë. Mësohet se aksidenti mes dy makinave tip Volkswagen dhe Benz ka ndodhur në afërsi të fshatit Karinë.

Nga aksidenti një person me emrin Artor Tufa ka humbur jetën. 49-vjeçari punonjës i shërbimit zjarrfikës Peqin, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin peqin-rrogozhine artor tufa

Sondazh

Poll