Bota

Josep Borrell: BE nuk do të njohë rezultatin e referendumeve të planifikuara

Bashkimi Evropian ka dënuar planet e Rusisë për të mbajtur referendume në disa pjesë të Ukrainës dhe ka thënë se rezultatet nuk do të njihen.

21 Shtator 2022, 20:47 Nga s.s
Josep Borrell: BE nuk do të njohë rezultatin e referendumeve të
Josep Borrell


SHBA- Bashkimi Evropian ka dënuar planet e Rusisë për të mbajtur referendume në disa pjesë të Ukrainës dhe ka thënë se rezultatet nuk do të njihen.

Në një deklaratë, shefi i çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell tha: "Bashkimi Evropian dënon fuqishëm këto "referendume" të planifikuara të paligjshme, të cilat janë kundër autoriteteve ukrainase legale dhe të zgjedhura në mënyrë demokratike, janë në kundërshtim me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe janë në mënyrë flagrante të shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, raporton news.sky.

Borrell tha se ata që janë të përfshirë në këto "referendume" do të mbahen përgjegjës dhe do të merren parasysh masa shtesë kufizuese kundër Rusisë. Ai shtoi se BE-ja dhe vendet anëtare të saj nuk do të njohin rezultatin e referendumeve.

Rajonet e kontrolluara nga Moska në Ukrainën lindore dhe jugore do të mbajnë referendume për t'u bërë pjesë e Rusisë, gjë që mund t'i japë Kremlinit pretekstin për një luftë më të gjerë, sepse Vladimir Putin do të ishte në gjendje të pretendonte se pjesë të shtetit të tij po sulmoheshin. 

josep borell bashkimi europian vladimir putin lufta ukraine-rusi ukraine

Sondazh

Poll