Bota

Vrasja e George Floyd, një polic dënohet me tre vjet burg për bashkëpunim

Lane, ishte një nga katër oficerët e përfshirë në arrestimin e incidentitqë i mori jetën George Floyd më 25 maj 2020, jashtë një dyqani ushqimor në Minneapolis pasi ata besuan se ai përdori një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh për të blerë cigare.

21 Shtator 2022, 20:40 Nga I.A
Vrasja e George Floyd, një polic dënohet me tre vjet burg për
George Floyd

SHBA- Një ish-oficer policie në Minneapolis, i cili u deklarua fajtor për bashkëpunim në vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, e cila tronditi opinionin ndërkombëtar në maj 2020, u dënua me tre vjet burg sot. Thomas Lane, i cili tashmë po vuan 2.5 vjet në një burg federal në Kolorado pas dënimit të tij shkurtin e kaluar për shkeljen e të drejtave kushtetuese të Floyd-it, ai pa shpalljen e vendimit nga gjykata në kontenë Hennepin përmes një lidhjeje video.

Lane, ishte një nga katër oficerët e përfshirë në arrestimin e incidentitqë i mori jetën George Floyd më 25 maj 2020, jashtë një dyqani ushqimor në Minneapolis pasi ata besuan se ai përdori një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh për të blerë cigare. Bashkëpunëtori i Lane, Derek Chauvin, u kap në një video në celular duke u gjunjëzuar në qafën e Floyd-it të imobilizuar për më shumë se nëntë minuta . Imazhet shkaktuan protesta të zemëruara kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në të gjithë shtetet amerikane. Derek Chauvin u dënua përfundimisht me 22.5 vjet burg.

Dy oficerët e tjerë të përfshirë në arrestim, Tu Tao dhe Alexander Kueng, do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm. Lane dhe Kueng mbajtën këmbët e Floyd gjatë arrestimit brutal, ndërsa Tao i shtyu kalimtarët e frikësuar që po kërkonin oficerët të linin Floyd të ikte, i cili bërtiste se nuk mund të merrte frymë para se të shuhej.

thomas lane george floyd

Sondazh

Poll