Bota

FOTO/ Kush po i vret aleatët e Putin-it? Një tjetë zyrtar i lartë gjendet i vdekur pasi "rrëzohet" nga shkallët

Mediat e huaja bëjnë me dije se ekspert i lartë rus i aviacionit, Anatoly Gerashchenko që ka punuar si drejtues i Institutit të Aviacionit të Moskës (MAI), ka vdekur pasi u rrëzua nga shkallët.

21 Shtator 2022, 20:24 Nga e.k
FOTO/ Kush po i vret aleatët e Putin-it? Një tjetë zyrtar i
Anatoli Gerashçenko

RUSI- Një tjetër zyrtar i lartë rus dhe aleat i Putinit ka humbur jetën në mënyrë të pashpjegueshme, teksa numri i të vdekurve të aleatëve të Vladimir Putin vijon të rritet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ekspert i lartë rus i aviacionit, Anatoly Gerashchenko që ka punuar si drejtues i Institutit të Aviacionit të Moskës (MAI), ka vdekur pasi u rrëzua nga shkallët.

FOTO/ Kush po i vret aleatët e Putin-it? Një tjetë zyrtar i

“Më 21 shtator 2022, Anatoly Nikolaevich Gerashchenko, Doktor i Shkencave Teknike, profesor, këshilltar i rektorit të Institutit të Aviacionit të Moskës, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti”, tha shërbimi për shtyp i organizatës.

Zyrtari kishte marrë Medaljen e Rusisë të Urdhrit për Shërbimet ndaj Atdheut, Klasi i Parë, dhe ishte një profesor i shquar me më shumë se 50 botime shkencore, i cili mbeti si këshilltar me ndikim pas daljes në pension në 2015. Vdekja e tij shumë e dyshimtë vjen më pak se dy javë pasi njeriu kryesor i Vladimir  Putin për zhvillimin e burimeve të mëdha të Arktikut të Rusisë ‘ra në det’ nga skafi ndërsa lundronte në brigjet e Paqësorit të vendit dhe humbi jetën.

Vdekja e tij erdhi vetëm disa javë pasi  bosi i naftës Ravil Maganov vdiq pasi "ra nga dritarja e spitalit". 64-vjeçari, i cili ishte kreu i gjigantit rus të naftës Lukoil, thuhet se vdiq pasi ra nga dritarja e katit të gjashtë në Spitalin Qendror të Klinikës së Moskës. Lukoil, i cili më herët kishte kritikuar luftën në Ukrainë.

Më 25 shkurt një ditë pasi Putini urdhëroi trupat e tij në Ukrainë trupi i Alexander Tyulakov, një zyrtar i lartë financiar dhe sigurie i Gazprom në nivelin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm u gjet i vdekur nga e dashuria e tij. 

Ndërkohë, miliarderi Vladislav Avayev, 51 vjeç, një ish-zëvendës president i Gazprombank dhe ish-zyrtar i Kremlinit, u gjet i vrarë me armë zjarri në apartamentin e tij elitar në Moskë .

Dhe ditë më vonë, Sergey Protosenya, 55 vjeç,  u gjet i varur në Spanjë. Protosenya ishte një ish-zëvendëskryetar i Novotek, një kompani e lidhur ngushtë me Kremlinin.

Dhe në mars, trupi i miliarderit rus Vasily Melnikov u gjet në apartamentin e tij luksoz me plagë me thikë në qytetin e Nizhny Novgorod. Lajmi për vdekjen e Gerashchenkos vjen ndërsa Putin njofton mobilizimin e forcave ruse , që mund të çojë në dërgimin e rreth 300,000 trupave shtesë në frontin në Ukrainë.

vladimir putin rusi anatoly gerashchenko

Sondazh

Poll