Sport

‘Shpërthen’ konflikti/ Toverlani: “Boll ka marrë Shqipëria nga ne”… Bushi i përgjigjet: “Unë kam thirrur futbollistë shqiptarë”

Dy talente me origjinë nga Kosova zgjedhin të luajnë me kuqezinjtë e Shqipërinë, te Dardanët reagojnë

21 Shtator 2022, 15:48 Nga DOSJA

‘Shpërthen’ konflikti/ Toverlani: “Boll ka marrë

TIRANE - Pas një periudhe armëpushimi mes përfaqësueses së Dardanëve dhe Kombëtares kuqezi, duket se zgjedhja e dy mesfushorëve të rinj, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, për të luajtur me kuqezinjtë U-21 ka rikthyer sërish ‘konfliktin’.

Trajneri i përfaqësueses së Kososvës U-21, Afrim Toverlani ka reaguar i pari për grumbullimin e këtyre dy lojtarëve nga trajneri Alban Bushi, duke theksuar: “Bën mirë të marrë lojtarët e tij, boll ka marrë Shqipëria nga ne….

Për këto deklaratë Alban Bushi në prag të ndeshjeve miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë thekson: “Unë thërras lojtarë shqiptarë, nuk di të ndaj kosovarë, apo shqiptarë…”,- tha Alban Bushi.

Përfaqësuesja kuqezi U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore për të testuar emrat e rinj të grumbulluar, pasi rreth 90% e ekipit është ndryshuar. Ajo do të dy ndeshje miqësore në Kroaci, më 23 shtator ndaj Maqedonisë së Veriut dhe më 25 shtator ndaj vendasve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll