Sport

Covid-19 ‘sulmon’ Gjermaninë, dy raste pozitivë para ndeshjes ndaj Hungarisë

Portieri Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka, të dy nga Bayern Munich, pas testeve mjekësore rezultuan me koronavirus dhe u izoluan nga pjesa tjetër e ekipit.

21 Shtator 2022, 15:30 Nga DOSJA

Covid-19 ‘sulmon’ Gjermaninë, dy raste pozitivë para

GJERMANI - Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar dy raste pozitiv me Covid-19. Portieri Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka, të dy nga Bayern Munich, pas testeve mjekësore rezultuan me koronavirus dhe u izoluan nga pjesa tjetër e ekipit.

Dy lojtarët, sipas protokollit, duhet të humbasin ndeshjet e Nations League, kundër Hungarisë (23 shtator) dhe Anglisë (26), që do të vendosin të ardhmen e Gjermanisë në Grupin A3. Ata zënë vendin e dytë me gjashtë pikë, pas hungarezëve (shtatë) dhe me katër më shumë se anglezët (dy), skuadër që ndodhet në zonën e rënies.

Tani për tani, trajneri Hansi Flick ka zgjedhur të thërrasë Oliver Baumann, portierin e Hoffenheim, për të zëvendësuar Neuer. Sa i përket një zëvendësimi të mundshëm të Goretzka, do të dihet vetëm më vonë.

Covid-19 ‘sulmon’ Gjermaninë, dy raste pozitivë para

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll