Politike

Berisha: Në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm persona të kërkuar, sistemi nuk funksionon

Berisha tha se askush nuk po ushtron kontrolle në kufi. 

21 Shtator 2022, 13:42 Nga A.B
Berisha: Në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm persona të
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në pikat kufitare po qarkullojnë lirshëm persona të cilët janë në kërkim. Duke iu referuar sistemeve të bllokuara në vend, Berisha tha se askush nuk po ushtron kontrolle në kufi. 

'Sot, në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm të kërkuar dhe të pakërkuar, pasi sistemet nuk funksionojnë. Por përsëri, sot, ortakët e tyre, hyjnë në parlament, hyjnë në qeveri, hyjnë në institucione. Po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata, me akte malavite, krahasuar me ministrat dhe kryeministrat me firma e dokumente zyrtare, ato janë thërrime. Nuk është e rastit që ndodhi këto. Është e vërtetë që ishte një sulm i një fuqie armike, por këto kanë ndodhur siç e dinë të gjithë shqiptarët, rëndom nga vetë qeveria dhe bandat e saj.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll