Politike

Hapja e dosjeve/ Bylykbashi: Të rikthejmë lustracionin me ligjin e vitit 2008

Bylykbashi propozoi që të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionit.

21 Shtator 2022, 13:11 Nga A.B
Hapja e dosjeve/ Bylykbashi: Të rikthejmë lustracionin me ligjin e
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Gjatë mbledhjes së Komisonit të Ligjeve, ai propozoi që të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionit.

BylykbashiNëse na dëgjojnë ata që soyt janë në varr, sot ata rrotullohen nga ftohtësia e hipokrizisë suaj. Ata sot se e kuptojnë që mund të ketë vdek kot fare, se dikur edhe kanë qenë me atë bindjen se kanë qenë kundër një regjimi, tani ju trashigimtarët e atij regjimi thoni që e gjitha ka qenë kot. pasi ju kurrë nuk keni guxuar të bëni një meakulpa. Po e them që në fillim çfarë mendoj unë, ne dihet të kthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin. Lustracion preciz me mekanizma për të hequr të gjithë ata që e kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga drejtuesit politik që ngritën atë regjim kriminal dhe te drejtuesit e gjithë Të gjithë ata që janë të dukshëm janë anëtarë të Partisë Socialiste. Po të kishte funksionuar siç duhet ligji i 95 PS jo vetëm që do të ishte boshatisur do të ishte mbushur me gjak të ri dhe ndoshta kursi i demokracisë shqiptare do të ishte krejt tjetër. Ishit ju që kërkuat të rrëzohej ligji i lustracionit në 2008-ën. Tani po them qëndrimin tim politik: Të rikthejmë lustracionin me ligjin e 2008-ës. Kjo gjë o bëhet mirë ose për ta bërë pis dhe llumë nuk bëhet. Unë mendoj se dhe duhen dënuar anëtarët e skuadrave të pushkatimit.

oerd bylykbashi komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll