Politike

Përfundon marrja në pyetje, Mediu s'jep shumë detaje: Do ruaj konfidencën

Mediu u shpreh për mediat se u ftua për të dhënë dëshmi për një hetim që ishte në interes të SPAK, mirëpo nuk dha më tepër informacion. 

21 Shtator 2022, 11:46 Nga A.B
Përfundon marrja në pyetje, Mediu s'jep shumë detaje: Do
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Pas daljes nga SPAK, ai u shpreh për mediat se u ftua për të dhënë dëshmi për një hetim që ishte në interes të SPAK, mirëpo nuk dha më tepër informacion. 

'U ftova për të dhënë dëshmi për një hetim që është interes i SPAK. Duhet të ruaj konfidencën. Ç'lidhje ka shpërdorimi i detyrës? '- u shpreh Mediu.

Mediu u thirr në SPAK me kërkesë të prokurorisë Enkeleida Milonai, aty ku u pyet për klubin sportiv ‘Partizani’, dhe për çështjen 'Gërdeci'.

fatmir mediu

Sondazh

Poll