Politike

Ligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, Felaj: Të hapen të gjitha dosjet për çdo qytetar

Felaj u shpreh se duhen hapur të gjitha dosjet për qytetarët.

21 Shtator 2022, 12:43 Nga A.B
Ligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit,
Ermonela Felaj

TIRANË- Partia Socialiste ka rënë dakord me propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve për ish-bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit. Gjatë komisionit të Ligjeve, Felaj u shpreh se duhen hapur të gjitha dosjet për qytetarët në mënyrë që të mos fshihet asnjë pas klauzolave të tjera. 

'Ka ardhur koha që të jemi të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më atë që zoti Alibeaj tha që mund të jenë përdorur për shantazh. Nuk është në nderin e deputetëve që të fshihen pas klauzolave të tilla. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë bashkë për heqjen e paragrafit katër të ligjit. Ligji për autoritetin e dosjeve i është nënnshtruar vetëm njëherë ndryshimit, do ta shihja të gjykonim qoftë ndryshimit të bërë nga zoti Alibeaj. Autoriteti do ta thotë vetë”- u shpreh Felaj.

ermonela felaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll