Art&Argëtim

Një tjetër akuzë në 2012 rëndon mbi Pique! Futbollisti tradhëtoi Shakirën gjatë shtatzënisë me modelen izraelite

Më shumë akuza për pabesinë e Gerard Pique ndaj Shakirës kanë dalë në dritë. Fotografi Jordi Martin gjatë fundjavës përmes një postimi në Instagram ka shkruar duke pretenduar se futbollisti Pique nuk ishte besnik ndaj Shakirës, duke e tradhtuar me modelen izraelite Bar Refaeli që në vitin 2012.

20 Shtator 2022, 20:05 Nga s.s
Një tjetër akuzë në 2012 rëndon mbi Pique! Futbollisti
Shakira dhe Pique

SHBA- Më shumë akuza për pabesinë e Gerard Pique ndaj Shakirës kanë dalë në dritë. Fotografi Jordi Martin gjatë fundjavës përmes një postimi në Instagram ka shkruar duke pretenduar se futbollisti Pique nuk ishte besnik ndaj Shakirës, duke e tradhtuar me modelen izraelite Bar Refaeli që në vitin 2012.

Në videot e postuara gjatë fundjavës, Martin pretendon se ka një mik të përbashkët me Refaelin, i cili konfirmoi se modelja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t'u takuar me Pique, raporton hola.com.

Një tjetër akuzë në 2012 rëndon mbi Pique! Futbollisti
Modelja izraelite

Në atë kohë, Shakira dhe Pique ishin në një lidhje dy vjeçare dhe mendohet se me shumë mundësi kolumbianja ka qenë në pritje të fëmijës së saj të parë me futbollistin në momentin që dyshohet se ka ndodhur tradhtia me modelen. Pretendimet e Martinit i kanë shtuar një tjetër kapitull dramatik ndarjes së diskutueshme mes ish-çiftit.

Në postimin e tij ai ka shkruar: "Pas një kohe të gjatë, më në fund kam qenë në gjendje të konfirmoj atë që dikur ishte një sekret i hapur. Tradhtia e supozuar e Gerard Piques ndaj Shakirës me Bar Refaelin në vitin 2012. Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi prej shumë vitesh dhe ai mundi të konfirmonte se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo".

Një tjetër akuzë në 2012 rëndon mbi Pique! Futbollisti
Postimi i fotografit Jordi Martin

Programi Socialite (Telecinco) siguroi se modelja, e cila ishte në lidhje me Leonardo DiCaprion nga viti 2006 deri në vitin 2011, udhëtoi në janar 2012 për të marrë pjesë në Camp Nou në Copa del Rey, një turne në të cilin luante Pique. Ndërkaq, teksa lidhja e Shakira-s me Pique ka arritur deri në pikën e divorcit, futbollisti duket nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit.

shakira pique shakira ndahet nga piques

Sondazh

Poll