Art&Argëtim

"Ia kam vënë vetes", Xheisara tregon emrin e saj të vërtetë

Arsyeja, këngëtarja tha se ka qenë pëlqimi për yllin Jessie j (Xheisi Xhei).

20 Shtator 2022, 20:17 Nga F.M
"Ia kam vënë vetes", Xheisara tregon emrin e saj të
Xheisara Frisku

TIRANË- Këngëtarja Xheisara Frisku ka treguar se emri i saj i vërtetë në fakt nuk është Xheisara. E ftuar në emisionin "Rudina", Frisku tha se ajo zyrtarisht quhet Sara, dhe se në pasaportë mban këtë emër. Por, publiku e njeh si Xheisara, pasi ajo ia ka vënë vetë vetes këtë emër. Arsyeja, këngëtarja tha se ka qenë pëlqimi për yllin Jessie j (Xheisi Xhei).

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Tashmë vëmendja për ty është maksimale. Sa thuhet Xheisara… ke edhe një emër që se kam dëgjuar ta kenë të tjerë. Xheisara është emër i rrallë nuk ma ka zënë veshët ta kenë edhe të tjerë.

Xheisara Frisku: Faktikisht është një emër që unë vetë ja kam vënë vetes sime. Unë e kam emrin Sara.

Xheisara Frisku: Po edhe në pasaportë e kam Sara. Unë kam qenë një fanse e zjarrtë e këngëtares Xhesi Xhei për vite me radhë që kur kam qenë e vogël  dhe e vendosa njëherë në “Facebook” Xhei Sara, të ndara dhe me kalimin e kohës kur erdha në Tiranë dhe më pyesnin si e ke emrin unë thosha e kam Xheisara dhe më ngeli Xheisara. Jam e lumtur që e kam këtë emrin.

Rudina Magjistari: Ishte thënë më para kjo?

Xheisara Frisku: Jo asnjëherë se askush nuk më kishte pyetur në fakt.

xherisara frisku rudina magjistari

Sondazh

Poll