Art&Argëtim

Shifër marramendëse! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nënshkruar kontratë tradhtie para martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nënshkruar kontratë tradhtie para martesës. Në kontratë thuhej se në rast se Ben tradhton këngëtaren, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas.

21 Shtator 2022, 07:06 Nga s.s
Shifër marramendëse! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë çifti kryefjalë i mediave të ndryshme botërore për martesën e tyre, pasi ata u martuan dy herë.

Sipas burimeve të afërta të tyre, para martesës përveç marrëveshjes paraprake për jetën e tyre seksuale, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje në lidhje me tradhtinë.

Në kontratë thuhej se në rast se Ben tradhton këngëtaren, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas, raporton marca.com.

Lajmi vjen menjëherë pasi në media u aludua se Bennifer po shkon drejt divorcit. Disa miq të afërt të këngëtares treguan se ajo ka frikë se aktori po lodhet prej saj.

“Tani emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit është zhdukur. JLo është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore. Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc”, thuhet në burim.

jennifer lopez ben affleck tradhti

Sondazh

Poll