Art&Argëtim

VIDEO/ Mesazhet flirtuese të Adam Levine me vajza të tjera! Hodhi poshtë akuzat për tradhëti, rrëfehet modelja: Ndihem e shfrytëzuar

Këngëtari i Maroon 5, Adam Levine ka marrë së fundmi akuza të rënda nga shumë gra dhe vajza për dërgimin e mesazheve flirtuese në rrjetet sociale. Së fundmi, modelja Sumner Stroh i ka shokuar të gjithë me deklaratat e saj. Ajo rrëfeu se ka pasur një lidhje me

21 Shtator 2022, 07:45 Nga s.s
VIDEO/ Mesazhet flirtuese të Adam Levine me vajza të tjera! Hodhi
Adam Levine

SHBA- Këngëtari i Maroon 5, Adam Levine ka marrë së fundmi akuza të rënda nga shumë gra dhe vajza për dërgimin e mesazheve flirtuese në rrjetet sociale.

Një komediane e quajtur Maryka postoi të martën disa mesazhe me këngëtarin ku shkruhej: “Ki vëmendjen tek unë!” Maryka postoi gjithashtu një video private që Levine i kishte dërguar asaj në të cilën ai thotë, “Unë jam budalla”, megjithëse konteksti në të cilin ai e dërgoi nuk është plotësisht i qartë, raporton pagesix.com

Një vajzë tjetër, Alyson Rosef, postoi gjithashtu një seri mesazhesh, që supozohet se i ishin dërguar nga Adami.

VIDEO/ Mesazhet flirtuese të Adam Levine me vajza të tjera! Hodhi
Biseda mes vajzës dhe Këngëtarit
VIDEO/ Mesazhet flirtuese të Adam Levine me vajza të tjera! Hodhi
Biseda mes vajzës dhe Këngëtarit

Këngëtari në një postim ka shkruar: “Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Të isha kaq naiv dhe budalla për të rrezikuar të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta kalojmë atë dhe do ta kalojmë së bashku".

Alyson thotë se ajo mori vendimin për të postuar mesazhet sepse ndihet shumë keq për gruan e Adamit, modelen Behati Prinsloo, dhe inkurajon vajzat e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërsa një modele në Instagram, Sumner Stroh, 23-vjeç, i ka shokuar të gjithë me deklaratat e saj. Ajo rrëfeu përmes një videoje në rrjetet e saj sociale, ku mori 15  se ka pasur një lidhje me frontmenin e Maroon 5, Adam Levine, disa muaj përpara se ai ta informonte atë se po priste një fëmijë tjetër me gruan e tij Behati Prinsloo.

“Në thelb, unë kisha një lidhje me një burrë që është i martuar me një supermodele të Victoria’s Secret. Në atë kohë, unë isha e re dhe naive. Dhe dua të them, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. Unë nuk isha në skenë si tani, kështu që padyshim që u manipulova lehtësisht”, tha ajo.

Pas deklaratës së modeles, këngëtari e ka mohuar kategorikisht lidhjen e saj me të duke thënë se vetëm kishin shkëmbyer disa mesazhe flirtuese, por Summner nuk ka nguruar duke e ‘thumbuar’ me postimin e saj të fundit.

“Dikush t’i japë këtij njeriu një fjalor”, ka shkruar modelja në Instagram.

VIDEO/ Mesazhet flirtuese të Adam Levine me vajza të tjera! Hodhi
Postimi i Sumner Stroh

adam levine sumner stroh shfrytezim mesazhe flirtuese

Sondazh

Poll