Bota

"Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit", Abazoviç lëviz me biçikletë në rrugët e New Yorkut

Abazoviç, siç njoftoi Qeveria, vendosi ta bëjë këtë për të përdorur një lëvizje simbolike për të tërhequr vëmendjen për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe domosdoshmërinë e zhvillimit dhe promovimit të vetëdijes ekologjike në botën moderne.

20 Shtator 2022, 15:32 Nga d.a.
"Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes
Abazoviç

SHBA- Gazetarja e njohur amerikane Jennifer Griffin ka vlerësuar në Twitter aktin e kryeministrit në mandatin teknik të Malit të Zi Dritan Abazoviçit, i cili erdhi në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke përdorur biçikletë, së bashku me kolegët e tij.

Sipas Vijesti, gazetarja shkroi se veprimi i Abazoviç, kryetar i një partie të gjelbër, është një shembull për tu ndjekur nga liderët botërorë me zgjedhjen e tij për të mbrojtur mjedisin.

Ai është një nga udhëheqësit më të rinj të zgjedhur të Evropës/NATO-s dhe ka marrë një qëndrim të fortë kundër Putinit duke iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë”, shkroi Griffin.

Vetë Abazoviç ka postuar një foto në Twitter duke theksouar se vendosi të ecte me biçikletë për të vënë theksin dhe rëndësinë se mbrojtja e mjedisit.

"Duke ecur me biçikletë për në @OKB. Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e ndërgjegjësimit për mjedisin. Festimi i ditës së gjendjes ekologjike të Malit të Zi, unike në botë"-shkruan Abazoviç.

Abazoviç, siç njoftoi Qeveria, vendosi ta bëjë këtë për të përdorur një lëvizje simbolike për të tërhequr vëmendjen për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe domosdoshmërinë e zhvillimit dhe promovimit të vetëdijes ekologjike në botën moderne.

 

 

dritan abazoviç jennifer griffin asambleja e okb ne new york

Sondazh

Poll