Art&Argëtim

VIDEO/ Tom Hardy merr pjesë në një kampionat të arteve marciale, fiton medaljen e artë

Aktori hollivudian kishte marrë pjesë fshehurazi në lojëra, të cilat ishin të hapura si për të mitur ashtu edhe për të rritur.

20 Shtator 2022, 14:27 Nga A.B
VIDEO/ Tom Hardy merr pjesë në një kampionat të arteve
Tom Hardy

SHBA- Aktori Tom Hardy befasoi fansat e tij të cilët e panë teksa merrte pjesë në një kampionat të arteve marciale në një shkollë në shkollë në Milton Keynes, ku fitoi medaljen e artë. Aktori hollivudian kishte marrë pjesë fshehurazi në lojëra, të cilat ishin të hapura si për të mitur ashtu edhe për të rritur.

Sean Rosborough, i cili ishte një nga sponsorët e eventit, tha se organizatorët e dinin që aktori me famë ndërkombëtare do të merrte pjesë në kampionat vetëm disa javë para garës së parë:

“Ne e morëm vesh që ai po vinte disa javë më parë. Organizatorët e mbajtën sekret sepse nuk donin që fansat të vinin dhe ta shpërqendronin atë .'

Sipas informacioneve të Daily Mail, turma që ndiqte kampionatin nuk u besonte syve, duke parë yllin duke mposhtur kundërshtarët e tij njëri pas tjetrit.

“Ju mund të shihni se ai kishte ardhur për të fituar dhe ai ishte mbresëlënës në çdo ndeshje ”, tha Rosborough.

Është bërë e ditur se Tom Hardy, do të luajë në filmin e ri "The Bikeriders", së bashku me Austin Butler, i cili luajti Elvis Presley në filmin me të njëjtin emër. 

tom hardy

Sondazh

Poll