Aktualitet

DETAJE/ Banorët rrëfejnë tmerrin në Myslym Shyri: Djemtë u luteshin policëve t'i lëshonin, ata i dërrmuan

Të njëjtat burime, bëjnë me dije për Dosja.al se adoleshentët kanë plagë të shumta në fizikun e tyre dhe se efektivëve u janë kundërpërgjigjur vetëm në momentin që dhuna e policëve po bëhej e padurueshme.

20 Shtator 2022, 19:39 Nga F.M
DETAJE/ Banorët rrëfejnë tmerrin në Myslym Shyri:
Përplasje në “Myslym Shyri"

TIRANË- Zona e “Myslym Shyrit” është ‘zgjuar’ në mesnatë nga ulërimat e disa të rinjve që po dhunoheshin barbarisht nga efektivët e Policisë. Burime nga zona, bëjnë me dije për Dosja.al se të gjithë banorët kanë mbetur të ‘shokuar’ kur kanë parë dhunën që po ushtrohej mbi të rinjtë. Ishin vetë ata që kërkuan ndërhyrjen e efektivëve në lagje, pasi të rinjtë ishin bërë problem për zhurmën e krijuar dhe qetësinë publike, por kanë rezerva për mënyrën se unifromat blu e trajtuan ngjarjen.

Ata tregojnë se djemtë u luteshin policëve që t’i lëshonin e mos t’i dhunonin më, por efektivët nuk kanë ditur të bëjnë hapa pas. Të njëjtat burime, bëjnë me dije për Dosja.al se adoleshentët kanë plagë të shumta në fizikun e tyre dhe se efektivëve u janë kundërpërgjigjur vetëm në momentin që dhuna e policëve po bëhej e padurueshme.

Tani pas hekurave janë 6 prej të rinjve, të identifikuar vetëm me iniciale nga Policia e Shtetit, nga mosha 19-28 vjeç, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar penalisht. Vetë Policia e Shtetit pretendon se kanë qenë të rinjtë ata që kanë dhunuar punonjësit e policisë dhe i kanë detyruar këta të fundit që të kërkojnë thirrjen e grupeve të tjera për tu ardhur në ndihmë e për të neutralizuar situatën. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit kërkon transparencë dhe vënien e egektivëve para drejtësisë.

 

arrestim ne myslym shyri policia e shtetit

Sondazh

Poll