Bota

I përpiktë në çdo detaj, kush është "dora e fshehtë" që organizoi funeralin madhështor të Mbretëreshës Elisabeth II

Bëhet fjalë për Edward Wlliam Fitzalan-Howard, 65 vjeç, Duka i Norfolkut. Ai nuk është aty rastësisht, pasi paraardhësit e tij kanë qenë të angazhuar në organizimin e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, funeralin shtetëror të ëinston Churchill në 1965 si dhe ka investuar te Charles për rolin e tij si Princ i Uellsit në vitin 1969. 

20 Shtator 2022, 19:25 Nga e.k
I përpiktë në çdo detaj, kush është "dora e
Edëard ëilliam Fitzalan-Hoëard

BRITANI- Funerali i Mbretëreshës Elisabeth II ishte një nga ngjarjet historike që u ndoq nga më shumë se 5 miliardë njerëz në gjithë botën ndërkohë që miliona të tjerë "pushtuan" rrugët e Londrës për të kryer homazhe në nder të saj.

Një ngjarje e tillë padyshim që nuk muind të bëhej pa përsosmërinë dhe korrektesën për çdo detaj. Për kush fshihet pas këtij organizimi që krenoi gjithë britanikët? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje prestigjozja britanike "Daily Mail" e cila i ka kushtuar një artikull 'dorës së fshehtë' që qëndronte pas organizimit.

I përpiktë në çdo detaj, kush është "dora e

Bëhet fjalë për Edward Wlliam Fitzalan-Howard, 65 vjeç, Duka i Norfolkut. Ai nuk është aty rastësisht, pasi paraardhësit e tij kanë qenë të angazhuar në organizimin e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, funeralin shtetëror të ëinston Churchill në 1965 si dhe ka investuar te Charles për rolin e tij si Princ i Uellsit në vitin 1969. 

Duka ka pasur takime vjetore në dhomën e fronit të Pallatit Buckingham, duke punuar ngushtë me nënkolonelin Anthony Mather, një anëtar i familjes mbretërore që ka shërbyer për një kohë të gjatë, e ndërsa në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që u përfshi në organizimin e funeralit ishte nga 20 në fillim të saj deri në 280 në prill të këtij viti.

Ai u  emërua Kryqi i Madh Kalorës i Urdhrit Mbretëror Viktorian për shërbimet ndaj monarkisë në nderimet e shpallura për  Jubileun Platinum . 

britani e madhe

Sondazh

Poll