Bota

Hëna e re në Peshore përgatitet për dramë dhe probleme! Kush janë 4 shenjat që do kenë ndryshime drastike?!

Hëna e re e shtatorit po vjen së shpejti dhe do të gdhijë në qiell më 25 shtator. Kësaj here hyn në shenjën e Peshores diplomatike, duke sjellë ndryshime në rutinën e zakonshme, kryesisht në fushën e marrëdhënieve me partnerin.

20 Shtator 2022, 19:05 Nga s.s
Hëna e re në Peshore përgatitet për dramë dhe probleme!
Horoskopi

SHBA- Hëna e re e shtatorit po vjen së shpejti dhe do të gdhijë në qiell më 25 shtator. Kësaj here hyn në shenjën e Peshores diplomatike, duke sjellë ndryshime në rutinën e zakonshme, kryesisht në fushën e marrëdhënieve me partnerin.

Hëna e Re do të sjellë shumë dyshime, do ndodhin gjëra të papritura, ku do keni mendime të shumta dhe të ndryshme, dhe gjithashtu ka mundësi që edhe ju vetë të hutoheni nga ndryshimet në dëshirat dhe qëndrimet tuaja të mëparshme. Katër shenja do të përjetojnë më shumë dramë dhe më shumë ndryshime se të tjerat janë:

Dashi- Zona që do të jetë kritike në periudhën e ardhshme është jeta juaj e dashurisë. Kushtojini vëmendje të veçantë vendimeve të nxituara që merrni. Afërdita në Virgjëreshë shkakton dramë në rutinën tuaj të përditshme, kështu që mund të prisni që të jeni veçanërisht të prekshëm në marrëdhëniet tuaja me njerëzit më të afërt. Në përgjithësi, kjo Hënë e Re do të bjerë më fort mbi Dashin, ku ata nuk do të ndihen rehat dhe do të duhet të ndalojnë, në vend që të nxitojnë, siç ndodh shpesh, raporton najzena.rs.

Gaforrja- Ka mundësi që të jeni shumë të mërzitur dhe në familje ju presin ndryshime të mëdha. Ndoshta diçka në të cilën keni besuar gjithmonë do të shembet dhe do të detyroheni të ndryshoni këndvështrimin tuaj dhe të pranoni gjëra të reja. Ju pret një periudhë e paqëndrueshme, por në të njëjtën kohë, ky është momenti për të rivlerësuar botën tuaj të brendshme dhe për të kuptuar se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ju.

Peshorja- Përgatituni për një periudhë të turbullt. Me Hënën e Re dhe Mërkurin, ju do përballeni me ndryshime të mëdha, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si e perceptoni veten. Kushtojini vëmendje sesi marrëdhënia juaj ndikon në vetëvlerësimin tuaj. Gjithashtu, mos u shqetësoni nëse shihni se ka ndërlikime në marrëdhënien tuaj, e cila deri vonë ishte në rregull, së shpejti do të lulëzojë përsëri. Në rrugën drejt një partneriteti harmonik, nevojiten disa diskutime, rregullime dhe kompromise.

Bricjapi- Hëna e re do t'ju sjellë ide të reja, njohuri të reja, por edhe një marrëdhënie më të mirë me kolegët. Ju gjithashtu mund të prisni që do t'ju interesojë një hobi i ri, apo edhe një karrierë e re, dhe ka shumë mundësi që të hapet rruga për një partneritet apo bashkëpunim që mund t'ju sjellë sukses. Sidoqoftë, duhet të jeni të gatshëm të merrni rreziqe dhe të jeni të hapur ndaj gjërave të reja për të përfituar vërtet nga këto mundësi. Gjithashtu, pavarësisht mundësive të mira për avancim, prisni një periudhë të ngarkuar në punë, me sfida të shumta në marrëdhëniet ndërpersonale.

 

 

horoskopi

Sondazh

Poll