Bota

OVL e UÇK-së i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

OVL-UÇK i bashkohen protestës që do të mbahet ditën e nesërme kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

20 Shtator 2022, 11:15 Nga d.a.
OVL e UÇK-së i bashkohet protestës kundër vizitës
UÇK

KOSOVË- Anëtari i OVL-UÇK Faton Klinaku ka thënë se ata si lëvizje e mbështesin dhe do të marrin pjesë në protestën e organizuar nesër në Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi  po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Protesta kundër vizitës së Trendafilovës është thirrur nga Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

faton klinaku kosova ne hage ekaterina trendafilova ne kosove

Sondazh

Poll