Bota

"Shkrihen akujt", Izraeli emëron ambasadoren në Turqi

Bazuar në raportet paraprake thuhet se Irit Lillian ka luajtur rol kryesor në zbutjen e toneve mes dy shteteve.

20 Shtator 2022, 10:57 Nga n.m.
"Shkrihen akujt", Izraeli emëron ambasadoren në Turqi
Irit Lillia

ANKARA- Pas katër vitesh, Izraeli ka emëruar ambasadoren e re në Turqi duke i hapur rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Ministria e Jashtme të Izraelit njoftoi të hënën se ambasadorja e re është Irit Lillian, raporton thenationalnews. Bazuar në raportet paraprake thuhet se Irit Lillian ka luajtur rol kryesor në zbutjen e toneve mes dy shteteve.

Në gusht të këtij viti, Turqia dhe Izraeli ranë dakord për të rivendosur lidhjet e tyre, hap ky, që krahas ambasadorëve duhet të vijojë me riemërimin e konsujve të përgjithëm të dy shteteve.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu javën e shkuar foli për një një dekret, i cili sipas tij përfshin emërimin e ambasadorit turk në Tel Aviv dhe është gati t’i paraqitet presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Ambasadorja e Izraelit, Irit Lillian ka shërbyer më parë si ambasadore në Bullgari mes viteve 2015-2019.

Si lindën mosmarrëveshjet mes Turiqsë dhe Izraelit?

Mes partnerëve të ngushtë të aleancës Turqi dhe Izrael më 2010 ndodhi krisja e raporteve, pasi nga sulmi i i forcave izraelite ndaj një anijeje solidariteti me Gazën gjetën vdekjen dhjetë shtetas turq, pjestarë të marinës.

Më 2016 pati një riafrim. Por, që prej krizës në Gaza më 2018 lidhur me hapjen e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem mosmarrëveshjet u përshkallëzuan e si rrjedhojë ambasadorët u tërhoqën nga të dyja vendet.

 

 

irit lillia turqi izrael ambasadorja e re ne turqi

Sondazh

Poll