Bota

Prindërit në Kosovë hezitojnë, asnjë fëmijë 5-11 vjeç nuk është vaksinuar me vaksinën anti-Covid

Por sipas disa të dhënave të publikuara nga ministria shumica e prindërve në Kosovë nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër Covid-19.

20 Shtator 2022, 10:19 Nga d.a.
Prindërit në Kosovë hezitojnë, asnjë fëmijë
vaksinim

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës që nga muaji korrik ka njoftuar prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19.

Por sipas disa të dhënave të publikuara nga ministria shumica e prindërve në Kosovë nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër Covid-19.

Prindërit në Kosovë hezitojnë, asnjë fëmijë
te dhenat

Një qytetare nga Prishtina shprehet se nuk e sheh të arsyeshme që të vaksinojë vajzën e saj, e cila është 7 vjeç dhe pret të fillojë klasën e parë.

Kam vajzën shtatë vjeçe, ajo tash veç pritet të fillojë klasën e parë, mirëpo nuk mendoj që ta bëjë një gjë të tille pasi që edhe ne si të rritur kemi hezituar të vaksinohemi, e as për fëmijët nuk po e shoh të nevojshme pasi që janë shumë të vegjël, e unë si prind nuk po ndjehem e sigurt të vaksinoj vajzën”, thotë Sh.M.

Pas sigurimit kohë më parë të dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.

koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll