Politikani serb: Nëse Vuçiç dorëzohet, Kosova së shpejti do të jetë në OKB
Kosove SERBI- Nënkryetari i Lëvizjes Dveri në Serbi, Ivan Kostiç, paralajmëroi se nëse presidenti serb Aleksandër Vu&c...
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit se komanda e flotës në Detin e Zi “pothuajse me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai.
RUSI- Inteligjenca britanike e Mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit se komanda e flotës në Detin e Zi “pothuajse me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai.
“Kjo gjë ka shumë mundësi të ketë ndodhur për shkak të ndryshimeve të fundit dhe rritjes së nivelit të kërcënimit nga kapaciteti ukrainas për sulme me rreze të gjatë”, është thënë në vlerësim.
Ministria britanike ka cituar sulmet që kanë ndodhur në dy muajt e fundit në bazën e flotës ruse dhe bazën e aviacionit detar.
“Siguria e bazës tani rrezikohet drejtpërdrejt nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë ministria britanike.
Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në fillim të muajit shtator, për të rikthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.
Ushtria ukrainase pretendon se ka fituar kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në rajonin e Harkivit, prej nisjes së kundërofensivës. Ushtria ruse ka thënë se trupat e saj janë tërhequr nga Harkivi për t’u rigrupuar.
Megjithatë, ekspertët besojnë se Rusia ka përdorur arsyetim të njëjtë edhe kur ka dështuar që të fitojë kontrollin e Kievit, disa javë pas nisjes së luftës, dhe për pasojë është tërhequr nga ai rajon.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Kosove SERBI- Nënkryetari i Lëvizjes Dveri në Serbi, Ivan Kostiç, paralajmëroi se nëse presidenti serb Aleksandër Vu&c...
Rrahman Jasharaj KOSOVË- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur se nuk ndihet fajtor për vazhdimin e grevës s&...
Irit Lillia ANKARA- Pas katër vitesh, Izraeli ka emëruar ambasadoren e re në Turqi duke i hapur rrugë normalizimit të plotë t...
Mitrovice Nga New York Times Kur evropianët dhe amerikanët u zmbrapsën të tmerruar këtë pranverë nga dëshmitë...
Thierry Breton BRUKSEL- Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shmangë mungesat me produkte të rëndës...
OKB SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nis të martën punimet teksa bota përballet me kriza të shumta, duk...
Mbledhja SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hën&eum...
vaksinim KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës që nga muaji korrik ka njoftuar prindërit e fëmijëve...
lufta ukraine-rusi Deri pak javë më parë, dukej sikur konflikti në Ukrainë do të shkonte në muajt e hidhur t&e...
Albin Kurti KOSOVË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje mediave audiovizive, të shkruara e online që të mos publikojn&eu...