Bota

'Lexoi buzët'/ Ç'tha Harry dhe William në funeralin e mbretëreshës: A duhet të shkojmë të parët ne?

Ndërsa Princi William qëndronte në hyrje të rreshtit të parë, Princi Harry e pyeti: A duhet të shkojmë të parët ne?

20 Shtator 2022, 09:34 Nga k.m.

 

'Lexoi buzët'/ Ç'tha Harry dhe William në
Princ William dhe Harry

 

BRITANI E MADHE- Një interpretues buzësh ka bërë me dije se ç'është biseduar mes Prince William dhe Harry-t teksa po i jepnin lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elisabeth II. Ndërsa Princi William qëndronte në hyrje të rreshtit të parë, Princi Harry e pyeti: A duhet të shkojmë të parët ne?

Sipas mediave të huaja, me t'i dëgjuar fjalët, William shikoi nga vëllai i tij dhe vetëm tundi kokën.

"Lërini ata të shkojnë së pari,"-u këshillua Harry, së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan. 

Por duket se komunikimi mes tyre është parë si shenjë e mirë, për më tepër që Meghan, Harry, Kate dhe ëilliam u ulën në të njëjtin rresht. Dhe tani mezi presim vazhdimin, për të parë se çfarë do të ndodhë pas ditës së zisë në Britani, më 26 shtator. A do të zgjasë më gjatë "armëpushimi" i nisur dhjetë ditë më parë në Balmoral, ku vëllezërit së bashku me bashkëshortet e tyre përshëndetën qytetarët? Mbetet për t'u parë...

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll