Bota

Zelensky: Rusia është në panik, ndërsa po marshojmë më në lindje

20 Shtator 2022, 09:12 Nga s.s
Zelensky: Rusia është në panik, ndërsa po marshojmë
Zelensky

UKRAINË- 

Ukraina pretendon se trupat e saj kanë marshuar më tej në lindje në territorin e braktisur kohët e fundit nga Rusia, ndërsa forcat e mbrojtjes vazhdojnë të kthejnë territor.

"Pushtuesit janë qartazi në panik. Shpejtësia me të cilën lëvizin trupat tona. Shpejtësia në rivendosjen e jetës normale”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbrëmjen e të hënës, raporton news.sky.

Zelensky la të kuptohej se do të ketë një videoadresim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të mërkurën, për t’iu bërë thirrje vendeve që të përshpejtojnë dërgimin e armëve dhe ndihmave.

"Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që nevojat e Ukrainës do të plotësohen në të gjitha nivelet, mbrojtjes, financiare, ekonomike, diplomatike”, tha Zelensky.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë rimarrë kontrollin e fshatit Bilohorivka dhe po përgatiten të rimarrin provincën Luhansk nga pushtuesit rusë, tha guvernatori Serhiy Haidai.

zelensky lufta ukraine-rusi ukraine rusi

Sondazh

Poll